4.8 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Cilat janë protokollet e udhëtimit në rajon? – Këto janë detajet

Shtetasit tanë që udhëtojnë në vendet fqinje detyrohen të ndjekin protokolle të njëjta shëndetësore. Kosova mori vendim që të shfuqizoj kërkesën dy javore për dozën e tretë ose dy doza dhe PCR test.

Nga mesnata për të udhëtuar në Kosovë mjafton të keni certifikatën e vaksinimit me dy doza dhe të respektoni kufizimin e lëvizjes nga mesnata deri në 5 të mëngjesit. Vendi i vetëm në rajon me orë policore.

Nga e hëna detyrimin për PCR test vendosi ta heqë edhe Greqia për ata që udhëtojnë në shtetin helen me dy doza. Të njëjtat protokolle të udhëtimit anit-kovid i kanë edhe shumica e shteteve  të tjera fqinje.

ALSAT sjellë protokollet e udhëtimit në rajon

Kosovë- me dy doza vaksinash ose test PCR

Shqipëri- me dy doza vaksinash ose test PCR

Bullgari- me dy doza vaksinash ose test PCR

Turqi- me dy doza vaksinash ose test PCR

Mal të Zi- me dy doza vaksinash ose test PCR

Serbi- me dy doza vaksinash ose test PCR

Greq-i me dy doza vaksinash dhe me test PCR

Meqenëse të gjitha shtetet e rajonit nga kjo fundjavë do të harmonizojnë protokollet, qytetarët e vaksinuar me dy doza do ta kenë qarkullimin e lirshëm ndërkufitarë në të gjitha shtetet fqinje.

Protokollet janë të ndryshme për moshën e fëmijëve që duhet të kenë vaksina ose teste negative. Agjentët e udhëtimeve thonë se vështirësitë i hasin tek fëmijët nën moshën 18 vjeçe që nuk janë të vaksinuar. Familjet që kanë fëmijët e pa imunizuar mbi 8 vjeç apo 12 vjeç duhet tu bëjnë teste PCR.

“Disa shtete i kanë deri në 12 disa të tjera deri në 8 vite. Bullgaria nga 8 vjet kërkon teste, Greqia e ka nga 12 vjet, 8 vjet e ka njëjtë edhe Turqia, Serbia e ka 12 vjet, njësoj edhe Shqipëria. Çdo shtet i ka të ndryshme, por këto masa janë 2 javore dhe varësisht nga gjendja e kovidit në ato vende, ndryshon”, tha Ermir Imami, Agjent udhëtimesh.

Ndërkaq, për vendet tjera të BE-së shtetasit tanë që udhëtojnë në Evropë duhet ta kenë dozën e tretë. Brukseli zyrtar ka afatizuar dozën e dytë për 270 ditë, që nënkupton se pas 9 muajsh të marrjes së dozës së dytë, duhet të bëni edhe një PCR test apo rapid-antigjen që e kërkojnë shtetet e ndryshme të BE-së.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles