12 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Certifikata e BE-së për Covid, skadon 12 muaj pas dozës së dytë të vaksinës

Komisioni Evropian, siç raporton portali Euroactiv, duke cituar burime në Bruksel, duhet të propozojë zgjatjen e vlefshmërisë së certifikatës Covid-19 për udhëtimet në BE. Sipas burimeve, certifikata do të skadojë një vit pas marrjes së dozës së fundit të vaksinës. Nuk është ende e qartë nëse propozimi i Komisionit do të marrë formën e një akti të deleguar apo një rekomandimi. Thuhet se anëtarët e BE-së në përgjithësi janë dakorduar me qëndrimin e komisionit, por nuk duan të bëjnë “shumë zhurmë për këtë”, duke qenë se disa prej tyre kanë një numër të madh njerëzish të pavaksinuar.

Rumania, Bullgaria, Hungaria, Çekia dhe Greqia tashmë ofrojnë një dozë të tretë të vaksinës për qytetarët e të gjitha moshave. Belgjika sapo i është bashkuar këtij grupi, të cilat do të fillojnë të japin dozën e tretë për popullsinë e përgjithshme në fillim të vitit 2022. Vende të tjera kanë rekomanduar një dozë të tretë për të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles