14 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Bytyqi: Vendi ka rezerva të mjaftueshme ushqimore

Zv Kryeministri Fatmir Bytyqi ka siguruar qytetarët se rezerva ushqimore në vend ka dhe se qeveria po bën përpjekjet maksimale për të evituar keqpërdorimet në treg nga siç tha ai kompani të papërgjegjshme të cilat mundohen të përfitojnë nga kriza. Bytyqi potencon se inspktorët vazhdojnë të përcjellin situatën në teren.

“Mendoj se shteti ka ndërmmar të gjitha mekanizmat ku mund të ndërhyj. Për fat të keq ne cdo gjë që ndërrmarim e bëjm për të lehtësuar dhe përmirsuar gjendjen por nga ana tjeter ka ndërmmarje të papërgjegjshme. Nëse kanë mall në rezerva dhe nuk lëshojnë në qarkullim ne do të inspektojmë cdo informacion që ne marrim. në këtë moment ku përballemi me këtë krizë , qytetarëve duhet ta dijnë se ushqim ka për të gjithë por njëkohësisht duhet kudjesemi që të kontrollojmë cmimet”, theksoi zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi.

Një nga masat e qeverisë është edhe subvencionimi i cmimit të energjisë elektrike për qytetarët. Qeveria ka ndarë 130 milion euro për likuidimin e kompanive energjetike.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles