7 C
Struga
Monday, December 5, 2022
spot_img

Bytyqi: Qeveria po e ndjek krizën energjetike, janë ndërmarrë masa me kohë për zbutjen dhe tejkalimin e situatave

Në kuadër të procesit të vazhdueshëm të dialogut dhe diskutimit ndërmjet Qeverisë dhe organeve të tjera të administratës shtetërore me përfaqësues të sektorit të biznesit, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut është mbajtur seanca e rregullt e Komisionit për dialog publiko-privat, bashkëkryesuar nga zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi.

Në takim morën pjesë edhe zëvendësministri për shoqërinë informatike dhe administratë, Aleksandar Bajdevski, sekretarja shtetërore në Ministrinë e ekonomisë Razmena Çekiq Duroviq, drejtori i Byrosë për prokurime publike Borçe Haxhiev, këshilltari i kryeministrit Milan Zhivkoviq, përfaqësues të Ministrisë së punës dhe politikës sociale, si dhe kryetarët dhe drejtorët ekzekutivë të odave ekonomike, anëtarët e Platformës për dialog publiko-privat Trajan Angeloski (Lidhja e Odave Ekonomike), Nebi Hoxha (Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore), Aneta Antova Pesheva (MASIT) dhe përfaqësuesi i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Zoran Jovanovski.

Në seancë u diskutua për disa tema aktuale që kanë të bëjnë me ekonominë, si për aktivitetet e ndërmarra nga Qeveria në lidhje me krizën aktuale energjetike, ndryshimet në lidhje me “ditën e diel si ditë jo pune” dhe statusin e përgatitjes së Ligjit të ri sistematik për marrëdhëniet e punës, procesin e zvogëlimit të numrit dhe lartësisë së detyrimeve parafiskale, digjitalizimi në administratë dhe tema të tjera që janë në interes të ekonomisë dhe zhvillimit ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe sekretarja e shtetit, Çekiq Duroviq, në fillim i njoftuan të pranishmit për aktivitetet e ndërmarra nga Qeveria, ministria e ekonomisë dhe institucionet tjera shtetërore me kompetenca në sektorin e energjisë elektrike, duke theksuar se po bëhen përpjekje për të maksimizuar prodhimin e energjisë elektrike nga prodhuesit vendas. Të pranishmit u njoftuan se Qeveria po përcjellë me kujdes situatën dhe rregullisht mban takime për të diskutuar hapat e nevojshëm për amortizimin e situatës së shkaktuar nga kriza energjetike në Evropë, gjatë së cilës janë vënë në punë termocentralet në Manastir, Osllome dhe Negotinë, po monitorohet operacionalizimi i planit për prokurimin e burimeve të nevojshme që këto kapacitete të funksionojnë pa probleme, paralelisht po punohet në rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme dhe tashmë janë miratuar katër projekte strategjike për ndërtimin e kapaciteteve kaq të mëdha (termocentralet fotovoltaike dhe elektrocentralet me erë), si dhe janë planifikuar masa të tjera që do të mbrojnë qytetarët, veçanërisht konsumatorët në nevojë nga rritjet e mundshme të çmimeve të energjisë elektrike, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Bajdevski, lidhur me aktivitetet për digjitalizimin e administratës, theksoi se në të kaluarën janë ndërmarrë hapa seriozë dhe informoi se në vitin 2022 është planifikuar që në sistemin e ndërveprimit të 30 institucioneve shtetërore të lidhen 100 institucione shtetërore, ndërsa në sistemin e menaxhimit të dokumenteve të 20 institucioneve aktuale, të lidhen rreth 300, gjë që dukshëm do të përmirësojë efikasitetin dhe efektivitetin në veprimet e organeve shtetërore.

Lidhur me “ditën e diel si ditë jo pune”, është bërë e ditur se janë bërë ndryshime dhe Kuvendi pritet t’i miratojë së shpejti, me zgjidhjen ligjore që hyn në fuqi më 1 janar 2022. Për Ligjin e ri sistematik për marrëdhëniet e punës, i cili është ende në versionin e punës, nga përfaqësuesi i ministrisë së punës dhe politikës sociale, pjesëmarrësit u siguruan se kur të finalizohet projekt teksti, ai do të ndahet në mënyrë transparente me të gjithë palët e interesuara, para se të hyjë në procedurë zyrtare, për të miratuar një ligj të ri modern dhe evropian, i cili do të jetë në interes të mbrojtjes maksimale të të drejtave të punëtorëve, por edhe për fleksibilitet më të madh të punëdhënësve.

Të pranishmit u njohën me procesin e reduktimit apo shkurtimit të detyrimeve parafiskale, gjatë procesit të hartëzimit u identifikuan 337 detyra parafiskale dhe do të vijojë procedura e rishikimit të tyre, e cila do të kryhet me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, pas së cilës do të të përcaktohet se cila nga detyrimet parafiskale do të hiqet apo ulet dhe për sa.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles