14 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Bujar Osmani sot pjesëmarrës në Sesionin ministror të Këshillit të Evropës në Torino

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani do të marrë pjesë sot në Torino në Sesionin e 132-të Ministror të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Në seancën ministrore, të kryesuar nga Italia, do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të organizatës më të vjetër evropiane për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Në seancë pritet të diskutohen disa tema aktuale, me fokus në pasojat e agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, që ndër të tjera çoi në përjashtimin e Rusisë nga Organizata në mars të këtij viti.

Mbledhja do t’i dorëzojë edhe presidencën e Komitetit nga Italia në Irlandë për gjashtë muajt e ardhshëm, tha Ministria e Jashtme.

Në margjinat e seancës ministrore, Osmani është paraparë të ketë disa takime bilaterale me ministrat e jashtëm të Moldavisë, Gjeorgjisë, Azerbajxhanit, Armenisë, si dhe me përfaqësues të lartë të Ukrainës dhe Këshillit të Evropës.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles