15 C
Struga
Tuesday, April 16, 2024
spot_img

Bujar Osmani në Kosovë: Dialogu i udhëhequr nga BE kontribuon në stabilitetin rajonal

Kryesuesi i OSBE-së, njëherit edhe ministër për Punë të Jashtme i RMV-së, Bujar Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Shwarz, Osmani në një prononcim para mediave tha se OSBE mbështet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa bëri thirrje për uljen e tensioneve.

Osmani gjithashtu theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, ndërsa shtoi se me ministren Donika Gërvalla – Shwarz kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

“Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera, ndërsa duhet të vazhdojmë me dialogun pozitiv dhe jemi dakorduar që të kemi investime të përbashkëta. Kemi shqyrtuar mundësitë e ndryshme, duke filluar nga ato politike dhe shoqërore. Sa më shpejt të inkuadrohemi në BE, aq më e mirë do të jetë perspektiva për të dy vendet. OSBE dhe institucionet e Kosovës kanë bërë progres të dukshëm në promovimin e institucioneve funksionale dhe demokratike”.

“Mbështesim fuqimisht dialogun e drejtuar nga BE në mes Kosovës dhe Serbisë dhe është e rëndësishme për ne për të tejkaluar këtë situatë. Sa më shumë që e rrisim bashkëpunimin rajonal, aq më shumë e ulin çështjen e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve. Dialogu në rajonin tonë është dëshmuar të jetë i frytshëm, në Maqedoninë e Veriut na ka dhënë një mënyrë të mirë për të ecur përpara. Pavarësisht sfidave nuk duhet të ndalojmë të flasim për gjërat që janë të rëndësishme”.

“Jemi të lumtur që kemi mirëpritur takimin në Ohër, i cili ka trasuar normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Është e rëndësishme të ulen tensionet në terren në veri të Kosovës, që t’i jepet hapësirë dialogut. OSBE mbështet marrëveshjet e arritur gjatë dialogut”, theksoi mes tjerash Osmani. Ai gjithashtu njoftoi se gjatë ditës së sotme do të takojë edhe presidenten Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles