10 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Britania e Madhe thotë se e mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Suedia dhe Finlanda duhet të anëtarësohen në NATO sa më parë që është e mundur, ka thënë sekretarja e jashtme e Britanisë së Madhe, Lis Truss.

Truss ka thënë se Britania e Madhe e mbështetë fuqishëm aplikimin për anëtarësim në NATO nga të dyja vendet duke thënë se anëtarësimi i tyre do të forcojë edhe më shumë sigurinë kolektive të Evropës, shkruan Sky News.

Në një deklaratë ajo ka thënë se do të punojnë me këto dy vende si anëtare të reja të Aleancës së NATO-s dhe janë të gatshëm t’u ofrojnë çfarëdo asistimi në procesin e bashkimit.

“Deklarata e përbashkët për sigurinë e firmosur nga Suedia dhe Finlanda javën e kaluar, tregon angazhimin e palëkundur dhe të qartë të të dy vendeve gjatë këtij procesi”, ka shkruar ajo në Twitter.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles