9 C
Struga
Monday, March 25, 2024
spot_img

Britania e Madhe miraton vaksinat kineze, pasagjerët mund të udhëtojnë lirisht

Lajme të mira për personat që janë vaksinuar me vaksinat kineze kundër koronavirusit. Britania e Madhe, duke filluar nga 22 nëntori, do të shtojë kompanitë Sinovac dhe Sinopharm, si dhe indianen Covaxin, në listën e vaksinave të cilësuara të sigurta.
Kjo do të mundësojë personat e vaksinuar plotësisht të udhëtojnë lirisht në atë shtet, ashtu siç ndodh me ato që kanë injektuar vaksina Pfizer, Astra Zeneca dhe Moderna, ndër të tjerat.

Vaksinat e kompanive Sinovac dhe Sinopharm, edhe pse të njohura si të sigurta nga raportet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk janë ende të miratuara nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA).

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles