9 C
Struga
Monday, March 25, 2024
spot_img

Britania do t’i dërgojë Ukrainës lansues raketorë që arrin distancën deri në 80 kilometra

Britania e Madhe do t’i dërgojë Ukrainës lansues M270 përgjatë vijave të frontit të luftës kundër Rusisë, të cilat do të shënojnë një fuqizim të kapaciteteve për forcat ukrainase, sipas Zyrës së Jashtme. Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se nisma është pjesë e qëndrimit solidarizues së Britanisë me Ukrainën dhe se si vendi “ka marrë një rol udhëheqës në furnizimin e trupave ukrainase më armë vitale që iu nevojiten atyre për ta mbrojtur vendin e tyre”, shkruan Expressi britanik.

Ai përshkruajti se si armët do t’i dhurojnë ushtarëve ukrainas një stimulim kundër bombardimeve me rreze të gjatë të forcave të Vladimir Putinit.

“Teksa po ndryshojnë taktikat e Rusisë, edhe ne duhet ta ndryshojmë mbështetjen për Ukrainën”, tha Wallace.

Wallace tutje tha se vendimi është koordinuar nga afër me ndihmat ushtarake që Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në Ukrainë, duke përfshirë Sistemin Raketor me Lëvizshmëri të Lartë që ka ngjashmëri të madhe me sistemin raketor të Mbretërisë së Bashkuar.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles