14 C
Struga
Saturday, April 13, 2024
spot_img

Britani/ Shkencëtarët: Varianti Delta Plus po rrit numrin e infektimeve

Autoritetet shëndetësore në Britani po monitorojnë nga afër një mutacion të ri (AV4.2.) të variantit Delta të koronavirusit, i cili po shkakton një numër në rritje të infeksioneve.

Sipas të dhënave të fundit, sipas BBC dhe Financial Times, 6% e rasteve të reja të Covid-19, të cilat janë analizuar gjenetikisht, i detyrohen këtij mutacioni të ri, të njohur edhe si Delta plus.

Shkencëtarët tashmë po studiojnë nëse ky është një kërcënim i ri, megjithëse ekspertët konsiderojnë se nuk ka gjasa të shpëtojë nga vaksinat ekzistuese. Deri më tani nuk është karakterizuar si një variant shqetësues.

AV.4.2 u identifikua për herë të parë në korrik dhe që atëherë është përhapur ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme. Deri më tani, megjithatë, nuk ka dëshmi se mund të jetë dukshëm më ngjitës se Delta.

Profesori François Balot, drejtor i Institutit të Gjenetikës në University College London (UCL), tha: “Ky është një variant potencialisht më ngjitës. Sigurisht nuk krahasohet me atë që pamë me Alpha dhe Delta, të cilat ishin 50% të 60% më ngjitëse”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se ndoshta Delta Plus është 10% më ngjtiës. “Në këtë fazë do të thoja të presim dhe të shohim, pa panik. Mund të jetë pak më ngjitës, por jo aq sa ai që kemi parë më parë.” Rastet Delta + (Delta Plus) janë raportuar gjithashtu në SHBA dhe Danimarkë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles