9.7 C
Struga
Saturday, May 4, 2024
spot_img

BMZ Gjermane, do të investojë 64,9 milionë euro në Shkup

Kompania gjermane për sisteme të avancuara të baterive BMZ do të investojë 64,9 milionë euro në Shkup, informojnë nga  Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale.

Marrëveshja do të nënshkruhet  në selinë e kompanisë nga drejtori ekzekutiv dhe themelues i BMZ, Sven Bauer dhe nga drejtori i Drejtorisë së ZZHTI Despotovski, në praninë e zëvendëskryeministrit Bytyqi she Jelica Ivanovskës, menaxhere e përgjithshme e BMZ Maqedoni. 

Kompania BMZ prodhon bateri për motoçikleta, trotinetë dhe produkte të tjera më të vogla industriale.Bytyqi dhe Despotovski në Frankfurt do të marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me biznesmenë gjermanë para të cilëve do ta prezantojnë potencialin investues të Maqedonisë së Veriut.

Gjermania është partneri i parë nga pesë partnerët tregtarë të Maqedonisë së Veriut sipas vëllimit të përgjithshëm të shkëmbimit të jashtëm tregtar. Shkëmbimi vitin e kaluar arriti në  4,8 miliardë euro.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles