15 C
Struga
Tuesday, April 16, 2024
spot_img

Blinken: Pasiguria ushqimore është shtuar në mënyrë drastike nga lufta në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken fajësoi pushtimin rus të Ukrainës për “shtimin e 40 milionë njerëzve të tjerë në listën e atyre të pasigurisë ushqimore”.

“Kishte një gjendje paraekzistuese, kur bëhet fjalë për pasigurinë ushqimore në shumë vende. Është përkeqësuar në mënyrë dramatike nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, duke shtuar 40 milionë njerëz të tjerë tek ata të listës së pasigurisë ushqimore”, tha Blinken.

Blinken ka marrë pjesë në një takim ministror mbi sigurinë ushqimore.

“Ne po bashkohemi… për të parë hapat konkretë që mund të ndërmarrim për të adresuar çështjet e pasigurisë ushqimore, për të ndihmuar njerëzit në nevojë në mbarë botën”,-tha Blinken.

Administrata Biden po punon ngushtë me aleatët evropianë në përpjekje për të zhvilluar rrugë për të nxjerrë grurin dhe misrin ukrainas jashtë vendit pasi Rusia bllokoi anijet ukrainase të niseshin me drithëra që janë jetike për furnizimet ushqimore në mbarë botën, veçanërisht në Afrikë dhe Lindja e Mesme.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles