16 C
Struga
Monday, May 13, 2024
spot_img

Bie qeveria e Petkovit, deputetët bullgarë votuan mosbesimin 

Qeveria bullgare e kryeministrit Kiril Petkov ka rënë ditën e sotme, duke humbur mocionin e besimit në parlamentin bullgar. Mocioni u votua me 123 vota pro, 116 kundër dhe asnjë abstenim.

Asambleja Kombëtare në Bullgari rrëzoi nga detyra qeverinë e kryeministrit Petkon, duke penguar në këtë mënyrë dhe vendimmarrjen për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut.

Qeveria e Petkov nuk arriti t’i mbijetonte mocionit të mosbesimit të dorëzuar në Kuvend nga GERB për shkak të dështimeve ekonomike të qeverisë.


Qeveria e 99-të e Bullgarisë me kryeministër Kiril Petkov u zgjodh më 13 dhjetor 2021. Para formimit të saj, vendi shkoi në zgjedhje tri here, një rekord në historinë e Bullgarisë.

Pengesë e madhe ishte dhe bllokada e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, të cilat Sofja kishte vënë veton për mospërputhjen e saj me Marrëveshjen e Fqinjësisë të vitit 2017, gjuhën e urrejtjes, shkatërrimin e monumenteve kulturore bullgare dhe falsifikimin e historisë bullgare.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles