8.7 C
Struga
Friday, March 29, 2024
spot_img

Bie interesimi për vaksinim kundër Covid-19 në RMV 

Ulja e shifrave të të infektuarve nga Covid-19, ka bërë që të ketë edhe lehtësime të masave. Por, kjo dukshëm ka ndikuar në uljen e interesit për marrjen e vaksinës. Kjo situatë vërehet në ditëve të fundit në pikën e vaksinimit në Tetovë. Nga atje thonë se përmirësimi i gjendjes me pandeminë ka efekt në drejtim, sepse ka rënë interesimi për marrjen e vaksinës. Brenda ditës, në këtë pikë të vaksinimit aplikohen prej 50 deri në 60 doza brenda ditës. Nga Shtëpia e Shëndetit në Tetovë thonë se dukshëm ka rënë interesimi për marrjen e dozës së parë të vaksinës tek qytetarët e Tetovës, edhe pse situata me Covid 19 paraqitet e lehtë. Këto dy javët e fundit ka ulje drastike të interesimit për marrjen e dozës së parë të vaksinës, pohojnë mjekët.

“Në moment vaksinimi rrjedhë pa problem. Sikurse në të kaluarën, edhe tani, ashtu siç shifrat shënojnë rënie të të infektuarve me covid 19, ashtu edhe interesimi për vaksinim zvogëlohet. Pra, këtë periudhë interesimi është dukshëm i vogël, ashtu që numër i vogël i qytetarëve të Tetovës vijnë për të marrë dozën e parë të vaksinës dhe pak më shumë ka interesuar për dozën e tretë. Brenda ditës aplikojmë prej 50 deri në 60 vaksina në përgjithësi. Kjo situatë është pothuajse në tërë shtetin”, deklaroi Borisllav Jorgaqieski, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Tetovë. Institucionet shëndetësore thonë se nuk pritet ndonjë valë e re e përhapjes së virusit Covid 19, por megjithatë thonë se kjo edhe nuk mund të parashikohet. Mjekët janë të mendimit se duhet të rritet interesimi për imunizim të popullatës edhe pse dukshëm ka më pak interesim për shkak të uljes së numrit të të infektuarve në vend. Qytetarët marrin dozën e tretë për shkak se kërkohet gjatë udhëtimeve për në vende tjera dhe jo për shkak të ruajtjes së shëndetit.

”Interesimi kohëve të fundit është vetëm për dozën e tretë dhe kjo vetëm për ata persona që udhëtojnë jashtë shtetit ku kërkohet doza e tretë. Kurse për dozën e parë kemi një interesim shumë të vogël. Duhet të rritet vetëdija tek popullata se vaksina merret për të mbrojtur shëndetin dhe jo vetëm sepse kërkohet gjatë udhëtimeve jashtë vendit”, thonë nga Shtëpia e Shëndetit në Tetovë. Tashmë në Tetovë, funksionon vetëm një pikë e vaksinimit edhe atë tek Shtëpia e Shëndetit. Që nga fillimi i pandemisë, bë Tetovë janë regjistruar 13.375 të infektuar, kurse aktiv janë 56 raste me Covid 19. Në Gostivari gjithsej që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 9484, kurse aktiv janë 29 raste.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles