26 C
Struga
Thursday, July 25, 2024
spot_img

BFI tregon kushtet e regjistrimit për Haxhin 2022

Bashkësia Fetare Islame e RMV, duke u bazuar në njoftimin e Ministrisë së Haxhit, lidhur me kushtet për regjistrim për Haxhin 2022, apelon deri te besimtarët që kanë vendosur ta kryejnë kushtin e pestë islam – haxhin, të paraqiten në Muftinitë përkatëse dhe të dorëzojnë dokumentacionin e duhur për regjistrim.

Kushtet për regjistrim janë:

1. Të jenë nën moshën 65 vjeçare (të lindur para datës 30.06.1957)
2. Të jenë të vaksinuar me dy vaksina kundër Covid-19
3. 72 orë para udhëtimit, ta kenë testin PCR

Bashkësia Fetare Islame veç më ka filluar organizimin e haxhit 2022 dhe numri i haxhinjve të sivjemë është i kufizuar, andaj në afat sa më të shkurtër regjistrohuni nëpër Muftinite përkatëse.
Muftinitë e Bashkësisë Fetare Islame, këtë xhuma (06.05.2022), përmes nëpunësve fetarë nëpër xhami të bëjnë apel për regjistrimin e kandidatëve të sivjemë që kanë shprehur interesim për haxh.
Shërbimi për Informim pranë BFI-së

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles