9.5 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Besimi: Rritja e pagës minimale, zgjidhje sistematike dhe e qëndrueshme

Gjatë këtij vit sfidat kryesore që do të ndikojnë në projeksionet e rritjes ekonomike, sipas ministrit të Financave Fatmir Besimi, janë kriza energjetike dhe çmimet në tregjet evropiane.

Ministri i Financave Fatmir Besimi thotë se rritja e pagës minimale nuk nënkupton vetëm rritje të njëhershme të pagës minimale, por se përmes metodologjisë së re për harmonizimin e pagës minimale propozohet një zgjidhje sistematike dhe e qëndrueshme.

“Rritja e pagës minimale nga 15.200 denarë në 18.000 denarë është rritje e njëhershme e pagës minimale me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së pagës minimale në pagën mesatare. Por ajo që është thelbësore është se është një zgjidhje sistematike përmes një metodologjie të re për harmonizimin e pagës minimale me 50 për qind të rritjes së pagës mesatare dhe 50 për qind e përqindje së indeksit të jetesës”, tha Besimi.

Sipas tij kjo do të ndikojë në rritjen e produktivitetit, si dhe në konkurrencën e ekonomisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles