8.3 C
Struga
Thursday, December 8, 2022
spot_img

Besimi: Rezervat e mallrave janë përplot, qytetarët nuk duhet të kenë frikë 

Vendi është i përgatitur që të përballet me pasojat eventuale ndaj ekonomisë nga konflikti ushtarak në Ukrainë, shprehet ministri i financave, Fatmir Besimi, shkruan Alsat.

Buxheti është likuid, ka mjete të rezervuara që të intervenohet aty ku është e nevojshme kurse mund të krijohen edhe masa shtesë për zbutjen e krizës energjetike, ka thënë më tej Besimi.

“Ne seriozisht e ndjekim situatën, por deri më tani në kuadër të asaj që kemi planifikuar ne ia dalim mirë dhe dua t’ju siguroj se do reagojmë në kohë edhe për këtë sfidë të re dhe do ndihmojmë me vendime të përbashkëta që do jenë të qëndrueshme për ekonominë tonë. Buxheti është likuid dhe kemi rezerva të parapara”, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i financave.

Besimi siguron se rezervat në mallra në vend janë plot dhe qytetarët nuk duhet të shqetësohen. Një pjesë e ekonomistëve parashikojnë se për shkak të sanksioneve mund të pësojë shkëmbimi tregtarë me Rusinë. Në nivel vjetor shkëmbimi mes dy vendeve është mbi 200 milionë dollarë. Në Rusi më shumë eksportohen pemë, ndërsa importojmë naftë dhe gaz. Ndërsa me Ukrainën shkëmbimi tregtarë është pak më i vogël dhe ajo merr pjesë me 0.9% në strukturën e shkëmbimeve të përgjithshme të vendit me botën.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles