14 C
Struga
Wednesday, March 27, 2024
spot_img

Besimi: Kursimi i energjisë elektrike nga çdo individ dhe institucion

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, u bën thirrje të gjithëve të kursejnë, edhe pse institucionet publike dhe komunat vazhdojnë të shpenzojnë para për kosto joproduktive. Ai thotë se nuk do të jetë e lehtë të kalohet ky dimër, sepse Maqedonia si ekonomi e hapur, nuk është e izoluar nga ngjarjet e tregjeve botërore.

“Tronditja që është në nivel botëror nuk mund të mbulohet vetëm me buxhet. Secili do të duhet të kontribuojë në mënyrën e vet për të kursyer energjinë elektrike, dhe me mënyra të tjera për të shoqëruar konsumin e energjisë dhe për t’iu përshtatur këtyre mundësive të reja në treg, që të mundemi së bashku si sektori publik, privat dhe qytetarët, të dalim me më pak dëme nga kriza energjetike. Kur themi nëse shteti do ta mbështesë, do të thotë ose taksa më të larta, ose huamarrje më të mëdha”, deklaroi Fatmir Besimi- Ministër i Financave.

Ngjarjet në nivel global, si lufta në Ukrainë dhe kriza energjetike, kanë një ndikim negativ në punë dhe në bursa.

“Çmimet e aksioneve janë ulur, indeksi mbi 10 është minus 7%. Kjo është në kuadrin e bursave të tjera të mëdha rajonale. Kemi një rënie të qarkullimit këtë vit. Për shembull, në tregtimin e aksioneve në sistemin josistematik është ulur me 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ato situata sigurisht që pasqyrojnë të ashtuquajturin sentimet të tregut, dinamikën e tregtimit dhe do të kemi një vit më të dobët krahasuar me dy të mëparshmit”, u shpreh Ivan Shteriev, drejtor i bursës së Maqedonisë.

Shteriev vlerësoi se ky vit është historik për bursat të cilat funksionojnë në kushte të lëkundjeve më të mëdha dhe inflacionit të lartë dhe normave të interesit. Komentet u bënë në konferencën e organizuar nga Bursa e Maqedonisë në Ohër.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles