12 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Besimi: Ekonomia e Maqedonisë nuk pritet të hyjë në recesion në vitin 2023

“Ekonomia e Maqedonisë nuk pritet të hyjë në recesion në vitin 2023, edhe pse ashtu si në vendet e Evropës, edhe tek ne projeksionet e rritjes rishikohen në rënie. Efektet e krizës do të jenë ende prezent dhe çelësi i daljes së saj, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në nivel global janë kursimet në të gjitha nivelet dhe nga të gjithë”.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, i ftuar në emisionin 24 Analiza në TV 24, ku theksoi se me Planin e miratuar për qëndrueshmëri fiskale dhe rritje ekonomike, do të kursehen shpenzimet, por nuk do të ketë ulje të pagave të të punësuarve.

“Ndikimi i krizës energjetike dhe të çmimeve do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm. Duhet të jemi realistë sa i përket situatës dhe mos krijojmë pritshmëri joreale se kjo gjendje do të kalojë shpejt. Efektet do të ndihen, por pavarësisht kësaj edhe për vitin e ardhshëm planifikojmë rritje prej 2.9%, por ajo që ka rëndësi është të përgatitemi për një periudhë, që definitivisht pavarësisht nevojave që do të paraqiten për t’u ballafaquar me krizën, do të ketë nevojë edhe të kursejmë”, theksoi ministri Besimi. Ministri Besimi shtoi se kursimi mund ta ndryshojë situatën në mënyrë të konsiderueshme dhe se reaksioni i parë që duhet të ndërmerret është konsolidimi fiskal ose zvogëlimi i shpenzimeve në sektorin publik, që do t’a ulë presionin mbi normat e interesit, me ç’rast do të ndikojë edhe mbi rritjen ekonomike.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles