16 C
Struga
Sunday, May 19, 2024
spot_img

Besimi: Anëtarësimi në BE do të sjell mbi 20 herë më shumë fonde për kokë banori

Dallimi nga dhoma për pritje e BE-së – e deri brenda në BE është 21,8 herë më shumë fonde, të cilat do të bëhen të qasshme për vendin pas hyrjes në BE. Sipas llogaritjeve, anëtarësimi në Union do të sjell 2.868 euro për kokë banori në vend, respektivisht 5,2 miliardë euro shtesë për pesë vite, që është nivel i njëjtë me buxhetin e vendit tonë për vitin 2023. Këto janë mjete, me të cilat do të mund të kemi infrasrukturë më të mirë, kushte më të mira për jetë, më shumë mjete për punë të ndërmarrjeve tona dhe standard më të mirë jetësor për qytetarët tanë, shkruan ministri i Financave, Fatmir Besimi në kolumnën më të re të tij.

Ministri i Financave potencoi se si vendi i afrohet Unionit, ashtu hapen më shumë fonde, zhvillimore dhe strukturore. Ai bëri krahasim me Fondin e kohezionit, i dedikuar për anëtarët e BE-së dhe fondet paraqasëse të BE-IPA. Fondi i kohezionit është i deidkuar për përkrahje të vendeve anëtare të BE-së, të cilat kanë bruto të ardhura kombëtare (Gross National Income) më të ulëta për 90 për qind nga BE-27 mesatarja. Me mjetet nga Fondi i kohezionit përkrahen projekte në sferën e mjedisit jetësor, si dhe rrjetet transevropiane në sferën e infrastruktrës transportuese.

“Për periudhën nga viti 2021-2027, vendet të cilat janë shfrytëzuese të Fondit të kohezionit janë Bullgaria, Çekia, Estonia, Greqia, Kroacia, Qiproja, Latvia, Lituania, Hungaria, Malta, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia ose rreth 128 milionë banorë të Unionit. Për periudhën nga 2021-2027, përmes këtij fondi, për këto vende janë të qasshme 392 miliardë euro, ose sipas llogaritjeve, rreth 3.000 euro për kokë banori. Për periudhën e njëjtë, për vendet të cilat janë kandidatë ose kandidatë potencialë për anëtarësim në Union, është i qasshëm fondi paraaderues – IPA III (2021-2027), me vlerë të përgjithshme prej 14,2 miliardë euro. Sipas llogaritjeve, me IPA III sigurohen nga rreth 140 euro për kokë banori për qytetarët e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Turqisë (me popullatë të përgjithshme prej 103 milionë banorë). Në përgjithësi, dallimi nga dhoma e pritjes së BE-së – deri brenda në Union është 2.868 euro për kokë banori, respektivisht 21,8 herë më tepër (3.006:138=21,8)”, shkruan Besimi.

Ai theksoi se BE-ja parashikon edhe shumë fonde tjera shtesë për vendet e saj anëtare. Buxheti i BE-së, për periudhën 2021-2027 është vlerësuar në rreth 2.000 miliardë euro, ndërsa mjetet janë orientuar ndaj përkrahjes së integrimit klimatik dhe digjital, tregut të përbahskët dhe inovacioneve, rezistencës dhe vlerave të përbashkëta, resurseve natyrore dhe mjedisit, migrimit dhe menaxhimit me hapësirën kufitare, administratën publike evropiane…

Në kolumnën e vet më të re, ministri i Finacave e paralajmëron edhe Konferencësn e tretë vjetore të Forumit ekonomik dhe financiar të Shkupit (FEFSH), i cili këtë vit iu kushtua diskutimit për efektet dhe momentumin për inkuadrimin në BE. Në të pritet prania e disa përfaqësuesve të lartë të Komisionit Evropian, bankave zhvillimore evropiane, institucioneve financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore dhe FMN, të USAID-it, përfaqësues të qeverive në rajon, diplomatë, nga biznes sektori, oponioni akademik, e tjerë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles