4 C
Struga
Monday, November 28, 2022
spot_img

Bërns: Uashingtoni dhe Shkupi do të vendosin marrëdhënie të një niveli më të lartë

Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut Kate Byrens, tha se Uashingtoni dhe Shkupi nëpërmjet Dialogut Strategjik që do të zhvillohet pas disa ditësh do të vendosin marrëdhënie të një niveli më të lartë mes dy vendeve. Megjithatë Ambasadorja Byrens tha se ky dialog nuk duhet të shihet si zëvendësim për anëtarësimin në BE të vendit. Ajo gjithashtu shprehu shqetësime ndaj institucioneve të vendit, ku theksoi korrupsionin dhe mungesën e perspektivës tek të rinjtë. Këto deklarata Byrens i bëri gjatë intervistës në Programin 200, që do të transmetohet sonte në ora 22.00.

“Qëllimi i Dialogut Strategjik është të shikojë fushat që ne ende nuk i kemi eksploruar plotësisht. Ka ende vend për të punuar në në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, por edhe në shumë fusha të tjera si ekonomia, energjia, ndryshimet klimatike, puna me të rinjtë, shkëmbimi kulturor, arsimi… Mendoj se Dialogu Strategjik ofron mundësi interesante për të ardhmen dhe dërgon një sinjal se Shtetet e Bashkuara duan të investojnë edhe më shumë në të. Mund të jetë një udhëzues i mirë për të dyja vendet që të vazhdojnë të ndërtojnë partneritetin e tyre”, deklalroi Kejt Bërns, ambasadore e SHBA-së. 

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles