19 C
Struga
Wednesday, July 24, 2024
spot_img

Berisha i përgjigjet pozitivisht ftesës së Bardhit për mbledhje të përbashkët

“Po, do të marrim pjesë. Ne shkojmë atje dhe do të marrim pjesë kjo është edhe ftesa është hap pozitiv dhe ne do të marrim pjesë. Ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës”, kështu i është përgjigjur kryedemokrati Berisha ftesës së Gazment Bardhit për një mbledhje të përbashkët ditën e nesërme.

Gjatë fjalës së tij në prononcimin për mediat, kryedemokrati Berisha ka akuzuar Parlamentin si antikombëtar.

Sali Berisha: Theksova edhe në parlament, theksoj përsëri se ky parlament është i ngritur mbi krimin, drogën, është parlamenti i vetëm në Europë në të cilin vjedhja, krimi, droga shndërrohen në votë dhe vota shndërrohet në krim. Është institucion i fatkeqësisë kombëtare, është institucion që të vetmin vendim që ka marrë, ka dyfishuar rrogat e tij, është institucion i cili ka kaluar me dhjetëra vendime të lotuara nga krimi dhe grupet kriminale, është institucion i cili ka bllokuar të gjitha nismat me rëndësi kombëtare. Nuk ka lejuar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe trojet shqiptare. Është institucion i cili me qëndrimet e tij, jo që nuk i shërben integrimit, por i shërben dezintegrimit të Shqipërisë në BE dhe e lë në vend numëro. Është institucion i cili siç e dëgjuat përpiqet të përligjë gjithçka antikushtetuese, antiligjore të qeverisë dhe të mbulojë krimet e saj.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles