9.7 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

Benfica fiton 1.3 miliardë euro nga shitja e talenteve

Benfica spikat në shitjen e futbollistëve të rinj. Kjo skuadër  portugeze di të mbledhë talentet shumë të rinj nga e gjithë bota për t’i shitur ato shumë më shtrenjtë, pasi të shumëfishojë vlerën e tyre në treg. Ne shpesh marrim klube si Borussia Dortmund ose Monaco, klube shitës sipas definicionit të termit, si shembull të kësaj pune të mirë, por harrojmë një klub që ka fituar 1.3 miliardë euro prej transferimeve në dalje gjatë dekadës së fundit. 15 shitjet më të shtrenjta në historinë e klubit portugez kanë xhiruar mbi 800 milionë euro.

Asnjë klub nuk shet më mirë se Benfica, e cila mes tregut të transferimeve verën e kaluar, dimrin e kaluar dhe këtë verë ka “paketuar” Enzo Fernández te Chelsea për 121 milionë euro, Darëin Núñez te Liverpool për 80 milionë euro, plus bonuse më shumë, të cilat mund të shkojnë deri në 100 milionë, dhe Gonçalo Ramos, i cili ka shkuar te PSG në formë huazimi, por me opsion blerje të detyrueshme prej 65 +15 milionë euro. Me vetëm tre shembuj mund t’ju tregojmë se sa mirë ka punuar Benfica vitet e fundit në drejtim të tërheqjes së talenteve të rinj dhe shitjes me çmime stratosferike më pas.

Klubi portugez firmos me çmim të lirë në tregje ku zakonisht nuk shfaqen ‘të mëdhenjtë’, vë bast për talentin sado i ri të jetë dhe iu jep mundësi rritjeje e kompeticioni. Pasi i bën të shkëlqejnë, ia shet ato ofertuesit më të lartë. Në 15 vitet e fundit nga  shitja e 15 futbollistëve  Benfica, ka fituar 1.3 miliardë euro. Nga Rúben Dias (71.6 milionë euro) te Victor Lindelöf (35) përmes Nelson Semedo (35.7) ose Ederson (40). Të gjithë kanë një emërues të përbashkët: nuk ishin të rëndësishëm në botën e futbollit derisa kaluan nëpër “Da Luz”.

Për më tepër, me përjashtim të Raúl Jiménez, asnjëri prej tyre nuk ishte mbi 24 vjeç në kohën kur Benfica vendos t’i nxjerrë në shitje për shuma astronomike. Kështu funksionon Benfica, e cila tashmë ka në mendje transfertat e radhës miliona euroshe. António Silva synon të jetë Rúben Dias dhe Joao Félix i ri në detyrë. Lojtarët që në një kohë shumë të shkurtër fërkoheshin tashmë me ‘të moshuarit’ dhe që si mund të ndodhte ndryshe, përfunduan duke e lënë “Da Luz” me stil.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles