13 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

Bellingham shkëlqen edhe në fitoren e dytë të Real Madridit në La Liga

Real Madridi ka shënuar fitoren e dytë në La Liga në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat 1-3 skuadrën e Almerias. Transferi i tyre i ri Jude Bellingham (10’, 60’) ka shkëlqyer edhe në këtë fitore ku ka shënuar dy gola. Një gol në këtë ndeshje për Realin e shënoi edhe Vinicius Jr (73’). Almeria kaluan të parët në epërsi në këtë ndeshje me Arribas (3’)

Real Madridi ka arritur fitoren e dytë në La Liga duke e mposhtur Almeria si mysafirë me rezultat 1-3.

Robertone bëri një depërtim të mirë para mbrojtjes së Los Blancos për të pasuar tek Arribas që shënoi gol që në minutën e tretë te ndeshjes për rezultat 1-0 në të mirë të Almerias.

Real Madridi do të shënonte edhe një herë në pjesën e parë me Toni Kroos por goli u anulua për shkak se ishte shkaktuar një faul para se goli të shënohej.

Los Blancos e filluan shumë më mirë pjesën e dytë me Jude Bellingham që do të shënonte përsëri.

Kësaj radhe ai do të shërbehej në mënyrë meastrale me top nga Toni Kroos e ku do të shënonte golin e tij të parë me kokë në fanellën e Real Madridit në minutën e 60-të te ndeshjes.

Me këtë fitore Real Madridi prin në vend të parë në La Liga pas javës së dytë me pikë të njëjta me Valencian por që kanë golëdallim të njëjtë.

Almeria në ndeshjen e radhës luan kundër Cadizit si mysafirë kurse Real Madridi do të luan përsëri si mysafirë kësaj radhe kundër Celta Vigos.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles