6.4 C
Struga
Friday, April 19, 2024
spot_img

Belgjika e bën të detyrueshme dozën përforcuese

Duke filluar nga data 1 mars, doza përforcuese anti-COVID do të jetë e detyrueshme në Belgjikë. Deri më tani, vetëm 53% e popullsisë belge ka marrën dozën e tretë të vaksinës.

Sipas informacioneve, numri i rasteve dhe shtrimet në spital për shkak të Omicron janë të qëndrueshme. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, Sciensano, gjatë një jave, numri mesatar i shtrimeve në spital ishte 271 (një rritje prej 43% në krahasim me javën e kaluar).

Gjithsej 2.851 persona janë të shtruar në spitale në Belgjikë, nga të cilët 364 janë të shtruar në njësinë e kujdesit intensiv (një rënie prej 11% në krahasim me javën e kaluar).

Midis 12 dhe 18 janarit, numri mesatar i rasteve ditore ishte 35.975 (një rritje prej 49% në krahasim me javën e kaluar). Në të njëjtën javë, mesatarisht 22.1 njerëz humbën jetën gjatë 24 orëve (një rritje prej 10% në krahasim me javën e kaluar). Përqindja e të vaksinuarve plotësisht është 76.7%.

Belgjika ka regjistruar 2.697.239 raste dhe 28.780 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles