3 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Bekteshi: Tregtarët e Strugës, Ohrit dhe vendeve tjera turistike duhet të punojnë edhe të dielave

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se do të propozohen ndryshime në Ligjin për Tregti, me çka tregtarët në vendet turistike në Maqedoninë e Veriut, do të punojnë edhe gjatë të dielave.

“Tregtarët në Strugë, Ohër dhe destinacione të tjera turistike duhet të punojnë edhe të dielave. Kjo është konstatuar në konsultim me deputetët, pushtetin vendor dhe komunitetin e biznesit.

Ministria e Ekonomisë bashkë me deputetët ka propozuar ndryshime të tilla në Ligjin për tregti dhe pret që ato të miratohen sa më shpejt”, ka njoftuar Bekteshi.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles