6 C
Struga
Friday, April 19, 2024
spot_img

Bekteshi: Mbetem i qëndrimit që energjia elektrike do të shtrenjtohet deri në 10 për qind

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha sot se mbetet i qëndrimit se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të jetë deri në 10 për qind.

“I qëndroj asaj që thashë dhe do të presim deri në fund të muajit për të parë se cili do të jetë vendimi i KRE-së. Ne i kemi bërë të gjitha analizat dhe kam qenë i përfshirë unë si ministër i Ekonomisë dhe institucionet tjera – kompanitë energjetike si ESM, EVN, MEPSO dhe sipas analizave tona mbetem në qëndrimin që kam thënë. Nuk do të ketë rritje më shumë se 10 për qind”, tha Bekteshi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën për media pas konferencës përmbyllëse “15 vjet po lehtësojmë tregtinë” me rastin e presidencës njëvjeçare të vendit me CEFTA-n.

Ai saktësoi se fillimisht nuk ka thënë 10 për qind, por, thotë, deri në 10 për qind, dhe kjo mund të jetë zero, dhe një dhe dy, deri në 9,99 për qind.
Krahas kësaj për qytetarët, ai sqaroi se tashmë kanë filluar të bëhen modele të reja në pjesën e përcaktimit të çmimit të energjisë elektrike me modelin e bllok tarifave ku siç thuhet do të inkurajojmë qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike.

“Ata që janë më të rrezikuarit mund të kenë ulje të energjisë elektrike nga qershori i vitit të ardhshëm, dhe ata që konsumojnë më shumë se një megavat dhe më shumë se një megavat, që është shumë, dhe ndoshta janë familje shumë të pasura që konsumojnë aq shumë energji elektrike atyre çmimi do t’u rritet edhe më tej. Këtë e them për muajin qershor, duke pasur parasysh se dy herë në vit marrim vendime për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike”, tha Bekteshi.

Ai theksoi se çdo gjashtë muaj Elektrodistribuimi, EVN Home, ESM dhe MEPSO dorëzojnë kërkesa në fushën e mbulimit të kostove dhe në fushën e marzheve në Komisionin Rregullator të Energjisë (KRE) dhe në përputhje me ato kërkesa është marrë vendimi I sjell nga KRE ku pranon shpenzimet e justifikuara.

“Sigurisht që është e drejta e tyre, jo vetëm që mund të kërkojnë rritje 100 për qind por edhe 2.000 për qind, por do të shohim se sa do të pranohet në periudhën e ardhshme. Tashmë kam bërë deklaratë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 dhe qëndroj plotësisht pas asaj që thashë”, ka përsëritur Bekteshi.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles