18 C
Struga
Monday, September 26, 2022
spot_img

“Bëjnë mirë të mos na nënvlerësojnë,” Zelensky: Ushtrisë ruse i kemi thyer shtyllën kurrizore, s’do çohet dot në këmbë


“Ne i kemi thyer shtyllën kurrizore një prej ushtrive më të forta të botës.” Kështu është shprehur ditën e sotme Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy për pushtuesin që u fut në vendin e tij më 24 shkurt.

Ndërsa vijonte me figurën letrare, lideri ukrainas shtoi se rusët tashmë s’do mund të çohen në këmbë për disa vite. Megjithatë, ai paralajmëroi që pritshmëritë për atë se çfarë mund të arrijë Ukraina në fushën e betejës të mos jenë të larta.

Zelensky tha se kthimi në “status quo-në” e 23 shkurtit, përpara se pushtuesi të futej në territor, do të përfaqësonte fitoren. Kjo do të nënkuptonte një fund të fazës së parë të luftës, tha ai, duke shtruar se konflikti mund të zgjidhej plotësisht vetëm përmes diplomacisë.

Zelensky këmbënguli se vendi i tij është përgatitur siç duhet për pushtimin dhe u bëri thirrje rusëve që të mos e nënvlerësojnë Ukrainën. Deklaratat, presidenti ukrainas i bëri në një intervistë 75-minutëshe të regjistruar paraprakisht së bashku me gruan e tij, Olena Zelenska.

Intervista u bë me rastin e trevjetorit të marrjes së detyrës.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles