BE ka vendosur sanksione ndaj tre individëve dhe një entiteti të lidhur me dronët iranianë që “goditën” Ukrainën. Sipas një mesazhi të presidencës çeke në Twitter, “ambasadorët e BE-së ranë dakord për masat kundër subjekteve të përfshira në sulmet me dronë që goditën Ukrainën”. Shtetet e BE-së kanë vendosur të ngrijnë asetet e tre individëve dhe një entiteti përgjegjës për furnizimet me dron. BE-ja është gjithashtu e gatshme të shtojë sanksionet ndaj katër subjekteve të tjera iraniane që ishin tashmë në listën e mëparshme të sanksioneve.