14 C
Struga
Saturday, April 13, 2024
spot_img

BE paralajmëron për sanksione ndaj Rusisë

Udhëheqësit evropianë përfunduan të premten takimin ku u zotuan të nxisin Rusinë të rikthehet tek bisedimet e paqes me Ukrainën. Ata gjithashtu rikonfirmuan se do të vendosin sanksione të paprecedenta ndaj Moskës, nëse forcat ruse kalojnë kufirin ukrainas.

Thirrja e Bashkimit Evropian për rikthim në tryezën e negociatave vjen ndërsa Rusia tha se i ka paraqitur dokumenta Shteteve të Bashkuara ku parashtrohen parametrat e sigurisë që ajo ka dëshirën të negociojë me Uashingtonin dhe vendet anëtare të NATO-s.

NATO ka sugjeruar se mund të jetë e gatshme t’i shqyrtojë propozimet.

Zyrtarët amerikanë të zbulimit thonë se Rusia ka dislokuar rreth 70 mijë forca dhe se po përgatitet për një pushtim të mundshëm në fillim të vitit tjetër.

Moska mohon të ketë ndonjë plan për të sulmuar, siç veproi në vitin 2014 kur aneksoi Gadishullin e Krimesë, por thotë se kërkon garanci se Ukraina nuk do të anëtarësohet ndonjëherë në NATO.

Në një deklaratë në Bruksel, udhëheqësit e BE-së nënvizuan “nevojën urgjente që Rusia të ulë tensionet e shkaktuara nga rritja e pranisë ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën dhe nga retorika agresive”.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles