26 C
Struga
Sunday, June 23, 2024
spot_img

BE-ja kërkon mundësi ligjore për të ndaluar importin e gazit rus

Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të martën të kërkojnë një opsion ligjor për t’ua ndaluar kompanive ruse që të dërgojnë gaz natyror të lëngshëm (LNG) në vendet e BE-së.

Propozimi i vendeve është pjesë e pozicionit të tyre negociues mbi rregullat e reja të tregut të gazit të BE-së. I njëjti nuk është përfundimtar dhe do të duhet të negociohet me Parlamentin Evropian – një proces që mund të marrë muaj.

BE-ja prej 27 vendesh është zotuar të heqë dorë nga gazi rus në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska. Importet evropiane të gazit nga Rusia janë ulur që nga pushtimi, por importet e gazit të lëngshëm natyror janë rritur.

Dërgesat e gazit natyror të lëngshëm rus në Evropë u rritën vitin e kaluar – në 22 miliardë metra kub, nga rreth 16 miliardë metra kub në 2021, sipas një analize të BE-së, të cilën e ka parë Reuters.

Nëse miratohet, propozimi do t’u ofrojë vendeve anëtare një rrugë për të ndaluar importet e LNG-së nga Rusia pa pasur nevojë të përdorin sanksione – të cilat politikisht janë më të vështira për t’u marrë, sepse kanë nevojë për miratim unanim nga të 27 vendet anëtare të BE-së.

Komisionari i BE-së për Energjinë, Kadri Simson, këtë muaj u kërkoi kompanive evropiane të mos nënshkruajnë marrëveshje të reja me kompanitë rusë të LNG-së, pasi të skadojnë kontratat e tyre ekzistuese. Ministrja spanjolle e Energjisë, Teresa Ribera, bëri të njëjtën kërkesë për importuesit dhe operatorët e LNG-së në Spanjë.

Megjithatë, kërkesa të tilla nuk janë detyruese, pasi gazi rus dhe gazi i lëngshëm natyror nuk janë subjekt i sanksioneve të BE-së.

BE-ja ka vendosur sanksione për importet e naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës ruse.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles