19 C
Struga
Wednesday, July 24, 2024
spot_img

BE-ja godet Rusinë me një paketë të katërt sanksionesh

Ministrat evropianë të financave kanë miratuar zyrtarisht një paketë të katërt sanksionesh që synojnë më shumë se 600 shtetas rusë, në atë që ministri francez i financave Bruno Le Maire e quajti një “vendim historik”.

Është “paketa më e shpejtë, më e fortë e sanksioneve e miratuar ndonjëherë nga Bashkimi Evropian në historinë e tij”, kanë thënë ministrat, përcjell Telegrafi.

Emrat e individëve dhe subjekteve ruse të përfshirë në raundin e ri të sanksioneve nuk janë bërë të ditur.

“Do të keni një ndalim të ri për disa eksporte si mallra luksi”, tha Le Maire.

Sanksionet u zgjeruan për të përfshirë, “oligarkët kryesorë, lobistët dhe propaganduesit që shtyjnë narrativën e Kremlinit për situatën në Ukrainë, si dhe kompanitë kryesore në sektorët e aviacionit, ushtrisë, ndërtimit të anijeve dhe makineritë”, tha Këshilli Evropian në një deklaratë.

Kur u pyet nëse do të kishte sanksione të mëtejshme, Le Maire tha: “Unë mund t’ju konfirmoj atë që (presidenti francez) Emmanuel Macron tha javën e kaluar, se të gjitha opsionet mbeten në tryezë”.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles