8.5 C
Struga
Sunday, October 24, 2021
spot_img

BDI: Për vazhdimësinë e punëve të mira, rrethoni numrin 3!

Në frymën e transparencës si parim, Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë gjithë kësaj periudhe vazhdon të prezantojë përmbajtjen e programeve të punës në çdo komunë të hartura në interaksion të drejtëpërdrejtë me qytetarët dhe nevojat e tyre. Sot shpalosim prioritetet e punës në komunën e Kërçovës dhe zotimet e agjendës së blertë për jetë cilësore të kandidatit për kryetar komune Fatmir Dehari dhe listës së kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Gazmend Jusufi. Në programin zgjedhor të BDI-së për Kërçovën në mandatin e viteve 2021-2025 parashihet zbatimi i projekteve për avancimin e proceseve të mirëqenies ekonomike dhe sociale në sferat e infrastukturës, arsimit, mbrojtjes më të madhe sociale dhe shëndetësore, zhvillimit lokal ekonomik, përkujdesit të shtuar ndaj ambientit jetësore dhe resurseve natyrore, turizimit, kulturës, sportit dhe rekreacionit. Mirëmbajta e infrastrukturës rrugore, ndriçimi i rrugëve, përkujdesi për rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimit, shtigjet për këmbësorë janë rruga e vazhdimësisë së zhvillimit duke potencuar në veçanti këto projekte: rrugën Biçincë – Strellcë ( Garanë ), rrugën Çelopek – Rabetin, rrugën nga Spitali i qytetit deri te Rruga Rajonale për në Prilep, rregullimi i Lagjes së re “Zagorje”, rregullimi i rrugës “ Rudnicka”, rrjeti i kanalizimit në fshatin Tuhin, rrjeti i kanalizimit në fshatin Kollarë, përmirësimi i rrjeteve të ujësjellsave nëpër vendbanimet rurale – klorifikimi i ujit të pijshëm, përmirësimi i Infrastrukturës për personat me nevoja të posaçme, rregullimi i rrugëve në tokat bujqësore, ndërtimi i ndriçimit publik “SMART LIGHT” në tërë territorin e Komunës së Kërçovës dhe planifikimi i vendparkimeve zonale me pagesë. Në sferën e arsimit parashihet rikonstruimi i shkollave të mesme në territorin e komunës së Kërçovës dhe sallave sportive, si dhe vazhdimësia e punës për rritjen e kapacitetit cilësor hapësinor për mbarëvajtjen e një procesi edukativo-arsimor. Konform standardeve proeuropiane arsimore ky mandat qeverisës me komunën e Kërçovës do të mundësojë realizimin e projekteve në vijim: objekt sporti në shkollën e qytetit në lagjen Pashinë, objekt sporti në Shkollën fillore “ Kuzman Josifoski-Pitu”, objekt shtesë në SHF “Sande Shterjoski”,furnizimi me pajisje të reja në kabinetet shkollore, mësimi inkluziv dhe hapja e qendrave autike dhe logopedike, qendra ditore në çdo shkollë fillore, rritje financiare për mbështetje të studentëve dhe më shumë shpërblime për nxënësit shembullor. Ndërtimi i ndërtesave sociale, mbështetje financiare dhe angazhim në punë publike për anëtarët e familjeve me status social, rritja e kapacitetit të Kuzhinës popullore, zgjerimi i kapaciteteve në çerdhet e qytetit, hapja e çerdheve të reja në viset rurale, zgjerimi i programeve edukative për fëmijët e komunitetit turk në çerdhe dhe integrimi i fëmijëve të komunitetit rom në çerdhe, investimet për uljen e grimcave ndotëse dhe ruajtjen e shëndetit publik dhe donacionet pa rezervë për spitalin e qytetit janë objektivat e veprimit për mirëqenie më të madhe sociale dhe shëndetësore. Për një komunë më të pastër dhe më të shëndetshme, aplikimi i masave ekologjike dhe zgjidhja e tyre janë shumë te rëndësishme. Në këtë sferë në komunën e Kërçovës parashihen: zgjidhja e problemit me deponinë komunale, përmbyllja e rrjeteve te kanalizimit fekal – bartja deri te Stacioni filtures për pastrimin e ujrave të zeza “Kolektori”, faza e dytë për bartjen e kanalizimit fekal nga fshatrat e rretheve dhe Zajazit, mbjellja e fidaneve nëpër vendbanime rurale dhe urbane, pyllëzimi në vendet malore – fidane të reja, subvencionim për ndërrimin e sistemit për ngrohje dimërore, pastrimin e shtretërve të lumenjve nga hedhurinat komunale dhe inertet, pastrimin e deponive ilegale, subvencionimi i paneleve fotovoltaikve për objektet e banimit, zgjerimin e hapësirave të gjelbërta, subvencionim për blerjen e trotinetave elektrik dhe biçikletave. Përmirësimi i objekteve dhe infrastukturës  sportive, ndërtimi i 20 parqeve per rekreacion me kënde për fëmijë në hapësirat publike, park për rekreim në fshatin Zajaz, mbështetje financiare për sportistët e  dalluar në lëmi të ndryshme dhe ndërtimi i patinazhit sezonal janë projektet e sferës së sportit dhe rekreimit. Në mandatin e ri fokus të veçantë do ti kushtohet edhe zhvillimit të turizmit, si dhe kulturës përmes formimit të qendrës kulturore për fëmijë, themelimit të teatrit për të rinj, hapjes së leximores për të rinjtë dhe të rriturit, si dhe hapjes së qendrës për diverzitet kulturor. Bashkimi Demokratik për Integrim përmes konceptit të ri të agjendës së blertë synon vazhdimësinë e punës përmes një dimensioni të ri të veprimit për jetë edhe më cilësore. Të nderuar qytetarë, Vota juaj më 17 Tetor për numrin 3, Fatmir Deharin dhe listën e kryesuar nga Gazmend Jusufi do të sjellë edhe më shumë punë të mira për Kërçovën.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles