15.9 C
Struga
Saturday, October 1, 2022
spot_img

BDI: Marrëveshja Paqësore e Ohrit, akti vendimtar për realitetin progresiv të vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë qytetarët e vendit me rastin e 21 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, aktit juridik që etabloi vlerat e mirëfillta të demokracisë në vend dhe trasoi rrugën e partneritetit të pashkëputur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

Si subjekt politik që nga themelimi, BDI ka pasur prioritet parësor implementimin e vazhdueshëm të përmbajtjes së saj dhe sot mund të konstatojmë se është rrumbullakësuar në tërësi misioni dhe qëllimi progresiv përmes etablimit të vlerave të barazisë, demokracisë konsensuale, kohezionit social dhe përforcimit të bashkëjetesës paqësore.

Realiteti i pas vitit 2001 me fakte flet për progresin e shënuar, për përfaqësimin e drejtë në institucionet e vendit, për gjuhën shqipe zyrtare, për përdorimin e papenguar të simboleve kombëtare, për universitetet e hapura në gjuhën shqipe dhe për të gjitha të drejtat e mohuara dikur para vitit 2001.

Në frymën e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit arritëm të ruajmë kursin properëndimor të vendit, u bëmë pjesë e NATO-s dhe arritëm të fillojmë procesin e negociatave të integrimit me Bashkimin Europian.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se përvjetoret e Marrëveshjes së Ohrit u takojnë të gjithë qytetarëve pasi ai momentum historik shpëtoi vendin nga ideologjitë e shkatërrimit dhe urrejtjes, vendosi në vend drejtësinë e munguar dhe shënoi triumfin e kauzës së drejtë të barazisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles