10 C
Struga
Friday, May 3, 2024
spot_img

BDI: Është krijuar mundësia për rrugë të përshpejtuar drejt BE-së

Vijojnë thirrjet e partive në pushtet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. BDI në mbledhjen e kryesisë partiake vlerësoi se tani është momenti që përmes ndryshimeve kushtuetese vendi të siguroj të ardhme evropiane, derisa nga LSDM i apeluan opozitës që të qartësoj pozicionin e saj nëse do të rreshtohet pas bllokut evropian apo do të mbes në anën e partisë pro-ruse e Majta.

Po kirjohet një dinamik e re që përshpejton procesin integrimit në Bashkimin evropian dnaj duhet të shfyrzëohet momenti, vlerësoi BDI në mbledhjen e kryesisë partiake. Nga kjo parti thonë se përmes ndryshimeve kushtetuese vendi siguron të ardhme evropiane.

“Duke konstatuar në bazë të analizave dhe informacioneve kredibile se në rajonin tonë po krijohet një dinamikë e re si mundësi unike për një rrugë të përshpejtuar për integrim të vendit në Bashkimin Evropian, nënvizon domosdoshmërinë e përmbushjes së detyrimeve tona si shtet përmes ndryshimeve kushtetuese të cilat do të mundësojnë që të kapim këtë moment historik dhe të sigurojmë të ardhme evropiane për vendin tonë” – thonë nga BDI.

Edhe nga LSDM I bënë thirrje VMRO DPMNE që të vendosë nëse do t’i bashkohet bllokut pro-evropian apo do të mbetet peng i së Majtës.

“Në emër të interesave kombëtare dhe shtetërore, në emër të identitetit të vendit dhe anëtarësimit në BE, LSDM i bën thirrje VMRO-DPMNE-së që të mbledhë kapacitete, të mendojë dhe të vendosë në radhë të parë interesin shtetëror. VMRO-DPMNE duhet të vendosë nëse do t’i bashkohet bllokut pro-evropian apo do të mbetet peng i të majtës pro-ruse dhe bllokut anti-evropian” – deklaroi Darko Kevski, LSDM.

Ditë më parë, Kryeministri Dimitar Kovaçevski mblodhi në takim liderët e partive koalicionuese për të diskutuar hapat a ardhshëm në drejtim të miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Kushtëzimet nga partitë koalicionuese në lidhje me ndryshimet kushtuetese, Kovaçevski u shpreh se do ti tejkaloj me dialog. /KlanMacedonia/

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles