17 C
Struga
Saturday, July 27, 2024
spot_img

BBC: Pse vdekja e Prigozhin është një lajm i mirë për Ukrainën

Duke cituar burime nga Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, BBC shkruan se ka shumë gjasa që Agjencia Ruse e Inteligjencës së Brendshme FSB, pasardhëse e shërbimeve sekrete të KGB-së, fshihet pas rrëzimit të avionit me të cilin udhëtonte shefi i Wagner.

Sipas Mbrojtjes britanike FSB janë plotësisht besnikë ndaj Vladimir Putinit dhe gjithashtu drejtojnë forcën kufitare.

BBC shkruan se ndoshta vdekja e Prigozhin forcon pozicionin e ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse Valery Gerasimov, të cilët shefi i Wagner i urrente dhe i kritikoi publikisht.

Por sipas analistëve vdekja e Prigozhin është diçka shumë e mirë për Ukrainën pasi ata të dy konsiderohen të paaftë.

Kujtojmë se avioni, i cili po udhëtonte nga Moska për në drejtim të Shën Petersburg, u rrëzua pranë fshatit Kuzhenkino, duke humbur jetën të 10-të personat që ndodheshin në bord, mes tyre dhe shefi i Ëagner.

Rosaviatsia, autoriteti rus i aviacionit, tha se Prigozhin dhe komandanti i lartë i Wagner Dmitry Utkin ishin të konfirmuar se ndodheshin mes 10 viktimave të avionit privatë Embraer që u rrëzua të mërkurën në mbrëmje.

Kanalet Telegram të lidhura me Wagnerin e shpallën gjithashtu shefin e mercenarëve të vdekur.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles