17 C
Struga
Saturday, July 27, 2024
spot_img

BB: Kosova me internet një nga më të lartët në Evropë

Banka Botërore e Kosovës ka njoftuar nëpërmjet një artikulli të shpërndarë në facebook se Kosova ka arritur të jetë një nga vendet me më së shumti përdorues të internetit në Evropë.

Kjo falë projektit pesëvjeçar për Ekonominë Digjitale, qëllimi i së cilës që nga viti 2018 ka qenë sigurimi i internetit dhe mundësive digjitale për çdo banorë të vendiot.

Programi tërhoqi investime nga sektori privat në fshatra ku më parë, të paktë ishin ata që kishin menduar të investonin. Tani banorët po kthehen në fshatra nga qytetet sepse interneti është më i mirë atje, dhe kjo ndihmoi shumë gjatë pandemisë COVID-19”, thuhet në artikullin e shkruar nga Natalija Gelvanovska-Garcia, Senior ICT Policy Specialist në BBK.

Tutje ajo ka shkruar se një prej faktorëve të rritjes së përdoruesve ka qenë edhe ndihma e Qeverisë, e cila erdhi në formën e granteve ndaj operatorëve të internetit.

Në Kosovë ka më shumë se 60 operatorë, shumë prej të cilëve janë firma lokale. Njëzet e një operatorë fituan të paktën një grant”, ka thënë ajo. 

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles