20 C
Struga
Saturday, May 18, 2024
spot_img

Bayern “përkul” Tottenham-in, Harry Kane drejt Mynihut

Oferta e katërt ka qenë e duhura! Daniel Levy-t nuk i ka mbetur asgjë tjetër veç se të pranojë rreth 110 milionë euro në këmbim të kartonit të golashënuesit të dytë më të mirë në historinë e Premier League-s.

Harry Kane është një lojtar i Bayern-it të Mynihut dhe për të konfirmuar këtë lajm pritet vetëm njoftimi zyrtar nga ana rekordmenëve të Gjermanisë.

Mësohet se Kane pritet nga momenti në moment në Mynih për të firmosur një kontratë 5-vjeçare. Kane largohet nga Londra ku me Tottenham shënoi 213 gola dhe dhuroi 46 asist në 320 ndeshje të zhvilluara në Premier League.

Me afrimin e 30-vjeçarit, Bayern-i kompelton kështu repartin e avancuar ku prania e një sulmuesi të pastër do ta kthejë në “vdekjeprurës” për mbrojtjet rivale. Thomas Tuchel plotëson “puzzle”-in perfekt pasi Kane i bashkohet emrave si Sané, Gnabry, Coman dhe Musiala. 

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles