13 C
Struga
Thursday, February 29, 2024
spot_img

Bardhi përballë Berishës: Të unifikojmë qëndrimet, përçarja e opozitës i ka krijuar komoditet qeverisë

Gjatë fjalës së tij në takimin e thirrur me 42 deputetët e opozitës, Gazment Bardhi ftoi Berishën dhe aleatët e tjerë që PD të unifikojë një qëndrim të aksionit opozitar kundër qeverisë.

Bardhi tha se kjo duhet nisur me një agjendë të përbashkët parlamentare, ndërsa debatet brenda opozitës nuk kanë bërë gjë tjetër, veçse i kanë krijuar komoditet qeverisë së Edi Ramës sipas tij.

Bardhi vijoi më tej se Komision i reformës zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë produkt dhe opozita do ta çojë përpara reformën zgjedhore.

“Së pari, dua publikisht të ju falënderoj të gjithëve për përgjigjen pozitive të kësaj ftese të sinqertë, lidhur me një shqetësim që e kemi bashkë ndarë gjatë gjithë këtyre ditëve, për mënyrën se si do të duhet me përgjegjshmëri secili prej nesh të gjejë formën ta bëjë funksionale opozitën parlamentare. Për fat të keq debatet brenda opozitën gjatë këtyre dy viteve i kanë krijuar një komoditet një prej qeverive më të korruptuara në Europë po e po, por ndoshta edhe në glob. Kjo e bën emergjente në gjykimin tim, por e kemi ndarë edhe me njëri tjetrin gjatë këtyre ditëve, këtë takim të parë me prezencën e të gjithë deputetëve të opozitës në parlament.

Dua gjithashtu të përshëndes kolegët që ndodhen online pasi ndodhen jashtë vendit, zonjën Jorida Tabaku, Ilda Dhori, zotin Lefter Gështenja dhe zotin Petrit Doda. E kam thirrur këtë takim me besimin se çështjet që na ndajnë janë shumë më pak se çështjet që na bashkojnë.

Në një nga çështjet që na bën të gjithëve bashkë, ka qenë dhe mbetet prioriteti që kemi shpallur në tre sesione të shkuara parlamentare, por që nuk ka shkuar asnjë hap përpara. Të gjithë kemi eksperiencën e masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe të 14 majit, që bën urgjente detyrën për çdo deputet të opozitës për të caktuar si prioritet të punës tonë në parlament; reformën zgjedhore. Edhe pse gjatë kësaj periudhe ka ekzistuar një Komision i reformës zgjedhore, për fat të keq në dy vite punë nuk ka prodhuar asnjë produkt. Çështja e parë që ne të gjithë duhet të diskutojmë është se si opozita do ta çojë përpara reformën zgjedhore.

Biem dakord dhe askush nuk ka iluzionin se, masakra zgjedhore dhe mënyra se si Edi Rama organizon zgjedhjet, jo të gjitha fenomenet kriminale të ndërtuara prej tij, mund të zgjidhen nëpërmjet ndryshimeve të reformës zgjedhore, por sigurisht që ka disa çështje që duhet të jenë prioritet i punës tonë dhe do të duhet të adresohen me ligj. Edhe gushti na provoi se kemi përpara ndoshta, qeverinë më të papërgjegjshme në historinë e Shqipërisë. Çdo ditë prodhohet nga një skandal, çka bën nevojën e ndërtimit të një agjende llogaridhënie në Parlament përmes ngritjes së disa komisioneve hetimore. Duke qenë se është takimi i parë që nga zgjedhjet e 25 prillit, unë gjykoj se sigurisht sot duhet të flasim për çështje që na bëjnë bashkë pa lënë mënjanë edhe diskutimet e tjera në dobi dhe interes të qytetarëve dhe të opozitës në vend.

Por duke e nisur me çështjet që na bëjnë bashkë për të krijuar një agjendë të përbashkët parlamentare, unë kam bindjen e thellë se ne arrijmë të shkojmë dhe të gjejmë zgjidhje edhe për probleme që sot mund të duken në qëndrime krejt të kundërta me njëri tjetrin. Unë respektoj dhe besoj se secili në këtë sallë, respekton qëndrimin e secilit koleg për çështje që na ka ndarë në këtë moment. Por ndasitë në mendime dhe qëndrime brenda partisë tonë, Partisë Demokratike nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj qytetarëve, ndaj demokratëve, ndaj opozitarëve. Prandaj duke ruajtur dhe respektuar qëndrimin apo mendimin individual të secilit prej kolegëve për zhvillimet apo debatet e brendshme në kampin opozitar, ndaj bindjen besoj me shumicën prej jush që kjo nuk do të na pengojë që sot të unifikojmë një qëndrim të aksionit tonë opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës duke e nisur me një agjendë të përbashkët parlamentare.”-tha Bardhi në fjalën e tij.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles