10 C
Struga
Thursday, December 8, 2022
spot_img

Banka Popullore qetëson qytetarët: Denari është stabil

Banka Popullore (BP) i demanton informacionet e publikuara në disa portale dhe rrjete sociale se kursi i euros është rritur. Kursi i këmbimit të denarit është stabil dhe nuk ka ndryshime në nivelin e tij.

“Në publikimet bëhen ngatërresa midis listës së kursit për kryerjen e pagesave me jashtë për nevojat e organeve shtetërore, me kursin e mesëm që është e dhëna përkatëse për vlerën e valutave. Kursi mesatar i euros sipas kursit të Bankës Popullore është 61,69 denarë dhe është i pandryshuar në krahasim me vitin e kaluar”, theksojnë nga Banka Popullore.
Këto të dhëna publikohen çdo ditë në ueb faqen e Bankës Popullore ttps://www.nbrm.mk/kursna_lista.nspx dhe janë burimi i vetëm relevant i informacioneve për kursin e këmbimit të monedhës vendase.

“Banka Popullore ka një sërë instrumentesh që garantojnë stabilitetin e denarit kundrejt euros. Rezervat valutore, të cilat janë kyçe për ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit të monedhës vendase, janë në një nivel të lartë – dy herë më të larta se përpara krizës ekonomike globale në 2008”, theksojnë nga BP.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles