9.5 C
Struga
Saturday, May 4, 2024
spot_img

Ballkani rishkruan historinë, prek fazën e grupeve në Ligën e Konferencës

Ballkani ka rishkruar historinë. Kampioni i Kosovës në fuqi, ka siguruar fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Suhareka u mund në ndeshjen kthyese nga Bate Borisov, me rezultat 1-0, ndeshje kjo e zhvilluar në Budapest, megjithatë, skuadra e Ilir Dajës falë fitores në ndeshjen e parë prej 4-1, dhe me rezultatin e përgjithshëm skuadra jonë kualifikohet në fazën e grupeve me rezultatin e përgjithshëm prej 4-2.

Bate bëri ndeshje me të mirë në pjesën e parë sesa skuadra e Ballkanit, ku edhe arriti të gjejë edhe golin e vetëm në këtë ndeshje përmes Kontsevoy (30’), megjithatë, kampionët tonë, në fraksionin e dytë, rigjetën lojën e mirë, madje, krijuan disa raste të mira, sidomos Berisha kishte rastin ideal për të shënuar gol, megjithatë, ai përballë portierit kundërshtar nuk ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.

Në anën tjetër, Bate më të gjitha forcat tentonte të gjente sërish rrugën e golit, mirëpo, Ballkani me sukses ndalte aksionet e tyre, kështu që gola më nuk kishte.

Përfundimisht Ballkani kalon në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, një tjetër arritje e madhe e skuadrës nga Suhareka, derisa për Bate-n këtu mbyll aventura në garat evropiane.

Bate-Ballkani, vjen goli i parë

(E plotësuar) Bate Borisov ka kaluar në epërsi kundër Ballkanit prej 1-0, ndeshje kjo që po luhet në Városi Stadion të qytetit Mezőkövesdi në Hungari.

Bate dhe kampioni i Kosovës po ballafaqohen në sfidën kthyese në fazën e play-off-it në Ligën e Konferencës.

Golin e epërsisë për skuadrën bjelloruse e shënoi Kontsevoy (30’).

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e Ballkanit prej 4-1.

Starton sfida Bate Borisov-Ballkani

(E plotësuar) Ka startuar ndeshja kthyese e play-off-it në Ligën e Konferencës mes Bate Borisov dhe Ballkanit, ndeshje kjo që luhet Városi Stadion të qytetit Mezőkövesdi në Hungari.

Kampioni i Kosovës është 90 minuta larg përsëritjes së historisë, duke siguruar fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës kishte fituar me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, andaj skuadra nga Suhareka shihet favorit për t’u kualifikuar në fazën grupore.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles