17 C
Struga
Friday, May 17, 2024
spot_img

Ballkani mposht Lincoln Red Imps, hap gjigant për fazën e play-off-it

Ballkani ka bërë një hap të madh në garën për të kaluar në fazën e play-off-it në Ligën e Konferencës, duke mundur Lincoln Red Imps, me rezultat 2-0, sonte në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të kësaj ligë evropiane.

Kampionët në fuqi të Kosovës, bën paraqitje shumë më të mirë se skuadra mike, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes kur edhe u shënuan dy gola, derisa fraksioni i parë u mbyll pa gola.

Të besuarit e Ilir Dajës pjesëlojën e dytë e nisen mjaft mirë dhe përmes Meriton Korenicës (59’), kaluan në epërsi prej 1-0.

Nuk ka vonuar shumë dhe vetëm pas tre minutave lojë, Lorenc Trashi (62’), më një supergol dyfishojë avantazhin në 2-0.

Skuadra jonë, ka mundur të shënojë edhe më shumë gola, pasi krijoj edhe disa raste të tjera të mira, megjithatë, kjo sfidë joshëse u mbyll me fitoren e Ballkanit prej 2-0.

Ndeshja kthyese luhet pas një javë në Gjibraltar.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles