16.3 C
Struga
Thursday, July 25, 2024
spot_img

Avokati i popullit: Përkushtim maksimal në arsimimin e fëmijëve

Avokati i popullit u dëshiroi vit të suksesshëm të gjithë nxënësve, posaçërisht fillestarëve, dhe u bën thirrje të gjithë të përfshirëve në procesin edukativo-arsimo, dhe prindërve, që maksimalisht t’i përkushtohen arsimit dhe edukimit të fëmijëve. 

Ky institucion përkujton se ata duhet t’i përfshijnë fëmijët në të gjitha proceset të cilat kanë të bëjnë me ta apo lidhur me ta, me çka, siç ceket, “do të dërgojnë sinjal të qartë se gjatë vitit shkollor nuk lihen vetë dhe se në çdo moment për çdo problem, pa frikë dhe kufizime, kanë kujt t’i drejtohen për ta zgjidhur problemin apo dilemën që e kanë”. 

Avokati i popullit përkujton se arsimi fillor dhe i mesëm janë të obligueshëm dhe pa pagesë, ndërsa sigurimi i librave dhe veglave tjera ndihmëse, si dhe transporti i nxënësve janë vetëm pjesë e parakushteve për zhvillim të papenguar të procesit cilësor arsimor për të gjithë fëmijët, përfshirë edhe për fëmijët në rrezik, fëmijët të cilët vijnë nga familje të rrezikuara sociale, si dhe fëmijët me pengesa. Rrjedhimisht, rekomandon sa më parë të sillet Ligji për arsim të mesëm, i cili për fëmijët me pengesa në mënyrë sistematike do ta zgjidhë problemin me sigurimin e asistentëve arsimorë, me ndihmën dhe mbështetjen e të cilëve do të zotërojnë materialin e dhënë.

Avokati i popullit thekson edhe se i inkurajon nxënësit të tregojnë interesim për mbrojtjen e të drejtave të tyre, t’i njohin ato, dhe pa frikë të paraqesin për ndonjë mosrespektim apo shkelje të tyre të mundshme “pa marrë parasysh nëse shkelja është në kuadër të shtëpisë (familjes) apo në shkollë”.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles