10 C
Struga
Monday, March 25, 2024
spot_img

Asnjë rast me Omicron në Maqedoni, dominues është lloji Delta

Edhe pse në shtetet e botës me shpejtësi përhapet lloji Omicron i coronavirust, në Maqedoninë e Veriut ende nuk është regjistruar asnjë rast. Në vend akoma dominues është lloji Delta.

Ndërkohë, organet kompetente bëjnë thirrje për vaksinim, e cila sipas tyre, paraqet daljen e vetme nga pandemia.

Lloji Omicron dje për herë të parë u konfirmua në Ballkan, gjegjësisht në Kroaci.

Dje sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë u konfirmuan 101 raste të reja me COVID-19, nga 1.299 testime. Të vdekur u paraqitën 13 persona, ndërsa të shëruar 393.

Deri tani në Maqedoni janë infektuar gjithsej 217.400 persona, prej të cilëve 203.967 janë shëruar, ndërsa 7.658 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 5.775.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles