14 C
Struga
Saturday, May 11, 2024
spot_img

Arrestohen dy të rinj nga Shkupi, kapen duke transportuar 16 emigrantë nga India

Në autostradën Shkup-Gevgjeli, në pikën pagesore “Smokvica”, mbrëmë në ora 20:30, nëpunësit policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare dhe vendkalime kufitare “Bogorodicë” kanë arrestuar B.Z. (27) nga Shkupi dhe P.K.(22) nga fshati Inxhikovë i Shkupit.

Nga MPB informojnë se gjatë kontrollit në makinën “Volksvagen kedi” me targa të Shkupit, i cili drejtohej nga B.Z dhe pasagjer ishte P.K, janë gjetur 16 emigrantë nga India, mes të cilëve një grua.

“Emigrantët janë dërguar në qendrën e pranimit dhe për rastin është njoftuar Prokurori Publik kompetent. Personat janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles