6 C
Struga
Wednesday, November 30, 2022
spot_img

Arabia Suadite, minimalisht mund Maqedoninë në miqësoren në Abu Dabi

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, pësoi disfatë minimale me 0-1, në miqësoren e zhvilluar në Abu Dabi, kundër kombëtares së Arabisë Saudite.

Trajneri Milevski kishte mundësi që të testojë futbollistët më të mirë të kampionatit vendor, ndërsa për pjesëmarrësin e Botërorit “Katar 2022”, ishte mundësi që të sheh formën aktuale të futbollistëve para eventit të madh futbollistik në muajin nëntor.

Momenti kyç i miqësores ishte në minutën e 85-të, kur Saled Kalid Alshehri shënoi gol me kokë, për të regjistruar golin e 9-të në fanellën e Arabisë Saudite, që ishte e mjaftueshme për fitoren e vendasve.

Në fund të takimit, Maqedonisë iu mohua një penalti dhe gol nga arbitrat vendor, të cilët drejtuan këtë miqësore me karakter të mbyllur.

Ndryshe, kjo është përballja e dytë mes Arabisë Saudite dhe Maqedonisë, pasi që ajo e para, në vitin 2001, në Rijad, u mbyll me barazim 1-1.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles