10 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Anketa e IPSOS: BDI fiton bindshëm

Nëse nesër mbahen zgjedhjet parlamentare, VMRO-DPMNE dhe BDI do të fitojnë me një diferencë të madhe, sipas rezultateve të sondazhit të kryer nga IPSOS të publikuar nga Plusinfo.

Sa i përket liderëve, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është politikani më i besuar.

Në bllokun maqedonas kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski është politikan me besimin më të madh në popull, në vend të dytë është presidenti Stevo Pendarovski, dhe në vend të tretë kryeministri dhe kreu i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Në pyetjen se për kë do të votonin nëse nesër mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare:

18,2 për qind e të anketuarve thanë se do të votonin për VMRO-DPMNE,
9,5 për qind thanë se do të votonin për LSDM-në,

4,1 për qind për BDI-në,
4 për qind për Të Majtën,
3,5 për qind për Aleancën për Shqiptarët,
1.2 për qind për Besën,

0.7 për qind për Alternativën,
0.4 për qind për PDSH,
0.2 për qind për PLD

16.5 për qind e të anketuarve kanë qenë të pavendosur, 15.8 për qind kanë refuzuar të përgjigjen dhe 24.6 për qind thanë se nuk do të votojnë.

Sondazhi është realizuar nga 2 marsi deri më 15 mars të këtij viti me 1007 të anketuar.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles