Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka deklaruar se partia që ai drejton nuk do ta mbështes Lëvizjen Besa në raundin e dytë të zgjedhjeve në Tetovë dhe Zhelinë.
Gjithashtu, Gashi, para mediave ka thënë se nga e hëna Alternativa do jetë pjesë e shumicës parlamentare së bashku me BDI dhe LSDM, duke përgënjeshtruar zërat për zgjedhje të parakohshme parlamentare.