13.6 C
Struga
Monday, April 22, 2024
spot_img

Aliti: Pagat e muajit mars nuk do të jenë më të ulëta se 18.000 denarë

Ministri i Shoqërisë Informatike, Admirim Aliti i ftuar në “360 gradë”, deklaroi se deri në fund të këtij muaji të gjitha pagat e muajit mars do të paguhen me minimum 18.000 denarë, dhe se sipas tij nuk do të ketë asnjë punëtorë në administratën publike i cili do të marr më pak se 18.000 denarë.

“Ka interpretime të ndryshme të Ligjit dhe ka kolizione mes ligjeve të ndryshme. Prandaj interpretimi që dominon është se ne pagesën e pagës minimale si qeveri në të gjitha institucionet mund ta bëjmë në momentin që ky ligj votohet në parlament. Ky ligj është këtyre ditëve në parlament, megjithatë ne si qeveri nuk jemi në pozicion që ta shtyjmë parlamentin që ta bëj votimin kur ne dojmë, por pritjet tona janë se deri javën e ardhshme votohet ky ligj, prandaj mënyra e zgjidhjes së kësaj situate, është ashtu që shumica e ministrive e bëjnë aq sa kanë qenë rrogat deri tani, supozojmë 17.000 denarë në rast se dikush e ka rrogën, në momentin që votohet në parlament edhe ajo shtesa prej 1.000 denarëve do të paguhet”, tha Admirim Aliti, ministër i Shoqërisë Informatike. 

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles