10 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Ali Ahmeti: Unë ia kam kushtuar jetën lirisë së popullit tim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në intervistën e dhënë për të përditshmen kroate “Vecernji” i pyetur për veprimtarinë e tij kombëtare është përgjigjur se jetën ia ka kushtuar lirisë së popullit të tij.

Gazetari: Keni qenë një nga udhëheqësit e demonstratave në Kosovë në vitin 1981 për çka edhe keni qenë i burgosur. Po ashtu, që nga viti 1984-86 keni qenë të kyçur në rekonsolidimin e lëvizjes studentore në Kosovë. Nga viti 1988-89 keni qenë një nga udhëheqësit e lëvizjes studentore dhe të minatorëve kundër qeverisë së Millosheviçit, nga viti 1989 deri në vitin 1990, një nga protagonistët kryesorë të protestave të diasporës shqiptare në Europë.

“Unë ia kam kushtuar jetën lirisë së popullit tim. Edhe po të jetoja më shumë një jetë, nuk do të ndryshoja asgjë në jetën time, do të bëja përsëri të njëjtën gjë. Jam i përkushtuar për të drejtat e njeriut, për lirinë, për barazinë, për ëndrrën euroatlantike. Aktivitetin tim e kam filluar me protestat e vitit 1981 në Prishtinë, Kosovë, për të vazhduar organizimin e rezistencës shqiptare në ish-Jugosllavi, deri në Kosovën e pavarur, barazinë në Maqedoninë e Veriut dhe anëtarësimin në NATO. Jam krenar për rolin dhe kontributin tim modest së bashku me miqtë e mi idealistë” – ka theksuar kështu Ahmeti.

Duke folur më tej për raportet me vendet fqinje, kryetari i BDI-së Ahmeti për të përditshmen kroate Vecernji ka thënë se marrëdhëniet me vendet fqinje janë konstruktive.

I pyetur se si i vlerëson raportet me Kosovën, Malin e Zi, Serbinë…? Ahmeti ka thënë se synimi i rajonit është BE dhe NATO.

Marrëdhëniet tona me fqinjët janë konstruktive, duke përfshirë edhe Malin e Zi. Synimi ynë është që rajoni i Europës Juglindore, Ballkani Perëndimor, të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe NATO. Dialogu, bashkëpunimi, paqja, stabiliteti, siguria dhe integrimi janë parimet mbi të cilat duhet të ndërtojmë marrëdhëniet tona. Pres që mosmarrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet me njohje reciproke dhe pranim të realitetit, ka shtuar kështu në këtë intervistë Ahmeti.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles